Të qëndruarit miq me ish- të dashurin, shenjë e psikopatisë

Nëse partneri juaj dëshiron të ndahet dhe thotë “shpresojmë se të paktën mund të mbetemi miq”, më mirë është të refuzoni.

Lifestyle

22/12/2017 10:00

 

Sipas një studimi të ri të publikuar në revistën ‘Personality and Individual Differences’, të qëndruarit miq me ish- të dashurin nuk është shenjë e pjekurisë siç mund të keni menduar, por shenjë e mundshme e diçkaje shumë më të errët, transmeton Telegrafi.

Dëshmitë nga studimi sugjerojnë se kjo sjellje faktikisht mund të jetë shenjë e tendencave të psikopatisë – dhe ka zbuluar se mënyra si njerëzit janë të lidhur me ish- partnerët mund të jetë test i ri për psikopati.

Studimi, për të ardhur në këtë konstatim, ka analizuar trajtat personale të 861 personave dhe historitë e tyre të dashurisë.

Sipas rezultateve të këtij studimi, ata të cilët kanë shfaqur trajta më të errëta të personalitetit, të njëjta me ato që gjenden te psikopatët, kanë raportuar se janë më të prirë të mbajnë kontakte me ish- partnerët, dhe këtë për disa arsye shqetësuese.

Siç duket, psikopatët janë më të prirë t’i mbajnë afër ish- partnerët sepse mund t’iu ofrojnë mundësinë për qasje në seks, para apo informacione.

Siç dihet se psikopatët njihen për aftësinë e tyre të sharmit fals, shpeshherë është e lehtë për ta që ta vazhdojnë një “lidhje strategjike” me ish- partnerin pasi e kanë përfunduar lidhjen, duke u mundësuar atyre t’i korrin ende përfitimet e një lidhje.

Përndryshe, psikopatia është çrregullim personaliteti antisocial, dhe është term psikologjik që përdoret për t’iu referuar atyre të cilët shfaqin trajta personaliteti si narcisizmi, egoizmi, sadizmi, mungesa e mëshirës, dhe sharmi superior.