Rita Ora dhe Liam Payne gati për ‘Fifty Shades’

Pas duetit të Zayn Malik dhe Taylor Swift për kolonën zanore të filmit “Fifty Shades Darker”, do të jetë një tjetër anëtar i One Direction që do të këndojë për filmin e ardhshëm të sagës, “Fifty Shades Freed”.

ShowBiz

21/12/2017 14:53

Paralajmërimin e ka bërë edhe vetë Ora përmes postimit në rrjetin e saj social Twitter.

Liam Payne, do të jetë ylli i ri që do ta shihni vitin e ardhshëm në këtë film romantik, shkruan DailyMail.

Rita Ora gjithashtu po vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale sa i përket edhe publikimit të imazheve edhe nga përditshmëria, jashtë muzikës në të cilat shpesh di të shfaqet edhe shumë provokative./Lajmi.net/