Haradinaj ia dorëzon presidentit raportin e punës 100-ditëshe

Kryeministri Ramush Haradinaj i ka dorëzuar raportin e punës për 100 ditë presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

Lajme

20/12/2017 14:07

Thaçi ka vlerësuar punën që ka bërë kjo qeveri gjatë këtyre 100 ditëve, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, obligim i të gjitha institucioneve është respektimi i ligjit e Kushtetutës.

“Dua të besoj që vendi po ecën në drejtim të duhur. Mund të them se nuk ka lajm më të mirë për Qeverinë e Kosovës sesa në këtë 100 ditësh të nënshkruhet marrëveshja për termocentralin”.

“Angazhimet dhe detyrat duhet të jenë të përbashkëta dhe në interes të qytetarëve”, u shpreh ai.

Haradinaj u shpreh i nderuar që në emër të Qeverisë t’ia prezantojë Presidentit raportin 100-ditor.

“Ka shumë më shumë punë të kryera sesa kaq. Më vjen mirë që kjo ditë koincidon edhe me marrëveshjen e sotme. Historia po përsëritet. Pata ardhur atë kohë t’ia jepja raportin presidentit Rugova. Jam i nderuar që kam besimin tuaj”.

Më pas raportin kreu i ekzekutivit do t’ia dorëzoj edhe kryetarit të Kuvendit Kadri Veselit. Në mëngjes qeveria ka miratuar raportin 100 ditësh të punës së saj./Ekonomiaonline/