Real Madrid ‘godet’ Barcelonën, transferon Hazardin?
Trajneri Zinedine Zidane ka kërkuar nga presidenti Florentino Perez të nënshkruaj me Eden Hazardin nga Chelsea.

Sport
Real Madrid është duke bërë progres në bisedimet për të nënshkruar me anësorin fantastik të Chelseat, Eden Hazard, shkruan Diario Gol.
Trajneri Zinedine Zidane ka kërkuar nga presidenti Florentino Perez të nënshkruaj me Eden Hazard, të cilin e dëshiron në skuadër pas përfundimit të Kupës së Botës.
Ky transferim do të ishte lajm i keq për spanjollin e talentuar, Marco Asensio, i cili do të largohej në drejtim të Manchester Cityt, transmeton “Albeu.com”.
Në listën e mdrilenëve është edhe sulmuesi ylli argjentinas i Juventusit, Paulo Dybala.