Real Madrid – Barcelona, problem për Benzeman
Karim Benzema hyn në ndeshje në një prej krizave më të mëdha në karrierën e tij të deritashme.

Sport
Real Madrid takohet me Barcelonën në Santiago Bernabeu të shtunën me fillim nga ora 13:00.
Dy skuadrat e mëdha spanjolle do të ballafaqohen në El Clasicon e parë të këtij sezoni.
Por, dueli po vjen në një moment të papërshtatshëm për sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema, shkruan “Mundo Deportivo”, përcjell “lajmi.net”.
Benzema hyn në ndeshje në një prej krizave më të mëdha në karrierën e tij të deritashme.
Kjo ka bërë që ai edhe të kritikohet nga tifozët e klubit nga Santiago Bernabeu për formën e tij të dobët. /Lajmi.net/