Mercedesi i ish-kryeministrit do të ndërrohet për pajisje

Mercedesi i famshëm i blerë rreth 600 mijë euro nga ana e ish-Qeverisë së OBRM-PDUKM-së, tashmë nuk është në duar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lajme

20/12/2017 09:01

Ky automjet tashmë është në duar të Shërbimit për punë të përbashkëta dhe të përgjithshme, nga ku do të vazhdohet me procedurë të tjetërsimit.

Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë, bëri të ditur se pas tjetërsimit, mercedesi do të ndërrohet me pajisje për spitale.