Teuta reagon pas hedhjes së mjeteve piroteknike: Qe dy orë po mundohem ta vë vajzën në gjumë

Festat e fundvitit po vijnë.

ShowBiz

19/12/2017 23:25

E duke qenë se këto festa festohen edhe me mjete piroteknike, shitja e tyre fillon qysh në fillim të muajit dhjetor, shkruan lajmi.net

Por, hedhja e tyre në këtë kohë, po e shqetëson aktoren Teuta Krasniqi.

Ajo ka hedhur një status në Facebook ku ka kritikuar prindërit që nuk po i kontrollojnë fëmijët në përdorimin e tyre.

Madje, ajo ka thënë se Kaia, vajza e saj është trembur dhe qe dy orë po mundohet ta vë në gjumë por nuk po fle nga frika!

Mirëpo, blerja, shitja dhe hedhja e këtyre mjeteve ka një kohë të caktuar.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur  se shitja e fishekzjarrëve të kategorisë së parë në bazë të udhëzimit lejohet nga data 19 deri më 31 dhjetor.

Mirëpo një pikë e këtij udhëzimi ndalon përdorimin e tyre deri më datën 26 dhjetor, datë nga  e cila lejohet përdorimi i mjeteve piroteknike, e deri më 2 janar./Lajmi.net/

capturefere