Vjedhja e automjeteve në Tetovë, si funksiononte rrjeti i grabitësve

​Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka ngritur padi penale kundër N.D (25), S.D.(18), që të dy nga Velesi, për kryerjen e tri veprave penale ‘vjedhje automjeti” dhe kundër B.M (32) nga Struga, P.S. (52) nga fshati Ropotovë dhe A.M. (43) nga fshati Draçevë i Shkupit për veprën penale “fshehje”.

Lajme

19/12/2017 23:11

Dy të denoncuarit e parë, në natën mes 3 dhe 4.8.2017, në Tetovë, në rrugën “Jovan Onçevski”, kanë hapur derën hyrëse të makinës “Jugo Koral”, pronë e 61 vjeçarit nga Tetova, janë futur në makinë dhe pasi kanë gjetur çelësat rezervë, kanë vënë makinën në lëvizje dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Pas bisedave informative, të dy të denoncuarit e parë kanë pranuar veprën penale dhe deklaruan se automjetin e kanë shitur në Strugë, te i denoncuari i tretë, i cili kishte një vend për grumbullimin e hekurishteve.

I denoncuari i parë dhe i dyti, më 03.09.2017, në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë, kanë hapur derën hyrëse të makinës “Golf”, pronë e një 36-vjeçari nga Tetova, ku pasi kanë gjetur çelësat rezervë largohen nga vendi i ngjarjes. pastaj makinën ia kanë shitur të denoncuarit të katërt për 15 mijë denarë, i cili përsëri e shet, kësaj radhe ia shet 50 vjeçarit nga Prilepi, për 450 euro. Makina “Golf” i është kthyer pronarit, pasi zyrtarë të policisë ia kanë marrë personit nga Velesi.

I denoncuari i parë dhe i dyti, më 12.09.2017, në Tetovë, në zonën e Spitalit Klinik, kanë hapur derën hyrëse të makinës “Reno 9”, pronë e 42 vjeçarit nga Sellarca e Poshtme, kanë hyrë në makinë, ku pasi i gjetën çelësat rezervë, largohen nga vendi i ngjarjes. Pastaj makinën ia shesin të denoncuarit të pestë për 11 mijë denarë, Policia më 25.09.2017 e gjeti këtë makinë dhe ia ktheu pronarit./TetovaNews