Zemaj për rivotimin në Istog ka edhe një version sqarues

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka sqaruar, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, se deklarimet e tij për rinumërim votash në Istog, nuk nënkuptojnë qëndrim të subjektit të tij partiak.

Lajme

19/12/2017 19:59

Ky korrigjim i Zemajt vjen pasi në Klan Kosova ai sot deklaroi se pranon që të hapen kutitë e votave për rinumërim në komunën e Istogut ndonëse rezultatet shpallën fitues kandidatin e tyre Haki Rugovën.

Shkrimi i Zemajt:

Sqarim me shkas.

Pjesa ime nga Intervista ne KlanKosova, për “rinumrimin në Istog” nuk nënkupton as qendrimin e subjektit as logjiken se diqka ka qene ne kundershtim me mbarvajtjen e procesit zgjedhor.

Duke marre per baze transparencen e procesit dhe pavarsine ligjore ajo qe dihet dhe eshte parë eshte se ky proces ka perfunduar nga i cili kemi nje rezultat fitues dhe i perfunduar per qytetaret e Istogut.

Kerkoj mirkuptim nga mediumi dhe mediat tjera qe kane nxjerre titullin me kete kontekst.