Sali Berisha reagon ashpër për masakrimin e shqiptarit në burgun e Marsejës
Ish kryeminstri i Shqipërisë, Sali Berisha, përmes llogarisë së tij në Facebook ka reaguar ashpër për ngjarjen e masakrimit të të riut shqiptar, Florenc Beqiri, në Burgun e Marsejës në Francë.

Lajme
Berisha përmes këtij postimi u bëri thirrje autoriteteve franceze të ndëshkojnë krimin makabër të kryer në këtë burg.
Ai uroi shërim të shpejtë të riut shqiptar, i cili gjendet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe në trajtim intensiv mjekësor.
Ky është postimi i plotë i Sali Berishës:
Nje i ri i masakruar me burgun e Marsejes!
Duke denuar ashpersisht kete akt te rende kriminal, u bej thirrje autoriteteve franceze te ndeshkojne me te gjithe forcen e ligjit autorin apo autoret e ketij krimi te shemtuar! Urojme sherim te plote te riut shqiptar te masakruar.
/Lajmi.net/