Nëse zgjoheni nga ankthi, ky veprim ju bën të flini menjëherë

Nëse keni ankth ose jeni të stresuar para ndonjë eventi të rëndësishëm, të biesh për të fjetur dhe të flesh mund të jetë me të vërtetë një problem i madh.

Lifestyle

19/12/2017 12:13

Provojeni këtë për t’i qetësuar nervat dhe për të pushuar pak më shumë. Kjo është ajo çfarë duhet të bëni:

Merrni frymë qetë me hundë për 4 sekonda.

Mbajeni frymën për 7 sekonda.

3. Lëshojeni frymën ngadalë nga goja për 8 sekonda.

Është shumë e thjeshtë dhe mund të tingëllojë e çuditshme, por me të vërtetë funksionon, transmeton Gazeta Express.

Nëse zgjoheni natën vonë për shkak të ndonjë shqetësimi, kjo mund t’ju ndihmojë.

Për një efekt më të mirë, mund ta përdorni edhe këtë “porcion të gjumit”:

Për ta relaksuar mendjen dhe trupin para gjumit, përzieni së bashku:

lugë gjelle mjaltë

lugë gjelle kripë deti

1 lugë gjelle vaj kokosi

Mund ta hani këtë vetëm si një përzierje ose ta shtoni në një gotë ujë të ngrohtë – efekti është i njëjtë.