Geti e ‘krahason’ veten me vëllezërit Frashëri, ‘shpërthejnë’ kritikat

Reperi kosovar Getoar Selimi është njëri ndër artistët më të kërkuar të estradës shqiptare.

ShowBiz

19/12/2017 09:55

Së fundi, ai ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Instagram, e cila ngjalli reagime të shumta nga ndjekësit, shkruan lajmi.net.

Në atë fotografi, Geti e kishte vendosur veten në mes dy figurave të shquara shqiptare, Naim dhe Abdyl Frashërit, e kjo gjë bëri që të ‘shpërthejnë’ kritikat.

Me këtë imazh, reperi ka paralajmëruar diçka që po vjen shumë shpejt, e sigurish është një këngë që do të ketë të bëj edhe me dy figurat e lartpërmendura.

Krahas kritikave, Geti kishte edhe komentues që e mbështesnin atë postim dhe shkruajnë që këtë gjë e ka bërë për të krahasuar vetëm mjekrën.