Këshillit Kombëtar për Investime, kërkohet dinamizmi i procedurave nga ministritë e linjës

Ministria e Integrimeve ka organizuar takimin e shtatë me radhë të “Këshillit Kombëtar për Investime”, i cili do të bashkëkryesohet nga ministrja e Intergimeve Dhurata Hoxha dhe ministri i Financave Bedri Hamza.

Lajme

18/12/2017 11:56

Hamza ka thënë se korridorit 10 të Hekurudhës, rruga Prishtinë-Pejë, Rehabilitimi i kanalit Ibër-Lepenc, Projekti i Ujërave të zeza në shumë qytetet të vendit si dhe një sërë projektesh tjera, përbëjnë vlerë të jashtëzakonshme për zhvillimin e vendit.

Hamza ka kërkuar dinamizmin e procedurave nga ministritë e linjës, për të arritur efektet sa më të shpejta, ngritjes së cilësisë të jetës së qytetarëve të vendit.

Po ashtu, sipas përgjegjësive, Ministrat e linjës, cekën prioritetet dhe sasinë e projekteve sipas prioriteteve dhe progresin në zbatimin e projekteve infrastrukturore nga Klauzola e Investimeve./Lajmi.net/