Ky është konteksti në të cilin presidenti Donald Trump së fundmi deklaroi se Shtetet e Bashkuara njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit. Trump deklaroi se SHBA nuk po merrte një pozicion mbi statusin final të Jerusalemit, përfshirë “kufijtë specifikë të sovranitetit të Izraelit”. Ai bëri të qartë se SHBA do të mbështesë një zgjidhje me dy shtete nëse kjo bie dakord me të dyja palët. Dhe, ai zgjodhi që të mos e fillojë menjëherë ambasadën e SHBA-ve nga Tel Avivi, edhe pse ai mund të kishte riemëruar thjeshtë atë që sot është konsullata e SHBA në Jerusalem.
Tentativa për të ndryshuar politikën e SHBA-ve ndërkohë që argumentohet se pak gjëra kanë ndryshuar, nuk bindi shumë njerëz. Shumica e izraelitëve u kënaqën nga qëndrimi i ri i SHBA-ve dhe shumica në botën arabe e më gjerë u zemëruan.
Arsyeja se pse Trumpi zgjodhi këtë moment për të bërë këtë veprim kjo është një çështje konjukture. Presidenti sugjeroi se ai thjeshtë po njihte realitetin dhe se dështimet politike të paraardhësve të tij për ta bërë këtë kanë dështuar të sjellin ndonjë lloj përfitimi politik. Kjo është e vërtetë, megjithëse arsyeja se pse diplomacia ka dështuar me kalimin e dekadave, nuk ka fare të bëjë me politikën e SHBA-ve kundrejt Jerusalemit dhe ka shumë të bëjë me ndasitë mes izraelitëve dhe palestinezëve dhe distancës së pozicioneve mes të dy palëve.
Të tjerë ia kanë atribuuar deklaratën e SHBA-ve politikës së brendshme amerikane, një konkluzion i mbështetur nga dështimi i njëanshëm në deklaratën e SHBA-së për të kërkuar ndonjë lloj gjëje nga Izraeli në shkëmbim të saj (për shembull, kufizimin e ndërtimit të vendbanimeve) apo të ofrojë ndonjë gjë për palestinezët (fjala vjen, mbështetjen e pretendimeve të tyre për Jerusalemin). Megjithëse vendimi shkaktoi ca dhunë, kjo ngjan më shumë me një mundësi të humbur se sa me një krizë të krijuar.
Ajo që e bëri këtë deklaratë jo vetëm të debatueshme, por potencialisht kundërprodhuese është se administrata e Trumpit ka shpenzuar një pjesë të madhe të vitit të saj të parë në hartimin e një plani për të zgjidhur konfliktin Izrael-Palestinë. Kjo deklaratë mundet ta dobësojë perspektivën e kufizuar të këtij plani.
Se çfarë ka në mendje Administrata Trump, për t’i dhënë të tjerëve dhe Arabisë Saudite në veçanti, kjo është një rol qendror në paqebërje. Baza për këtë këndvështrim është se Arabia Saudite dhe qeveritë e tjera arabe janë më shumë të shqetësuara për kërcënimin e perceptuar nga Irani se sa nga çdo gjë që lidhet me Izraelin. Si rrjedhojë, supozohet se ata janë të gatshëm të vënë mënjanë armiqësinë e tyre të vjetër ndaj Izraelit, një vend që në përgjithësi ka një mendim të përbashkët me ta mbi Iranin.
Progresi në çështjen Izrael-Palestinë mund të krijojë një kontekst politik në botën arabe e cila mund t’i lejojë ata të bëjnë ekzaktësisht këtë gjë. Shpresa në administratën Trump është se sauditët mund të përdorin burimet e tyre financiare për të detyruar palestinezët të bien dakord për të arritur paqen me Izraelin me kushtet që Izraeli është i gatshëm të pranojë.
Problemi është se i vetmi plan me të cilin Qeveria e Izraelit ka gjasa do të pranojë ofertën e palestinezëve përmban shumë më pak nga çfarë palestinezët kanë kërkuar historikisht. Nëse është kështu, udhëheqësit palestinezë mund të vendosin vetë se është më e mirë të thonë jo se sa të firmosin një plan që me siguri do të zhgënjejë shumë nga njerëzit e tyre dhe do t’i lërë ata të dobët përballë Hamasit dhe grupeve të tjera radikale.
Edhe vetë sauditët mund të ngurrojnë të lidhen me një plan që shumë do ta konsiderojnë si shitje. Prioriteti kryesor i udhëheqësisë së re saudite nën Princin e Kurorës Mohammed bin Salman është të konsolidojë pushtetin, gjë që princi po e bën këtë duke e lidhur veten me një përpjekje për të luftuar korrupsionin dhe duke ndjekur politikë të jashtme nacionaliste dhe anti-iraniane.
Por, asnjëra nga këto taktika nuk po ecën tërësisht sipas planit. Përpjekja antikorrupsion, ndonëse deri tani është popullore, rrezikon të njolloset nga përndjekja selektive e shkelësve (gjë që sugjeron se lidhet më shumë me pushtetin se sa me reformën) dhe nga raportet mbi stilin e jetesës së vetë princit të kurorës. Dhe, përpjekjet anti-Iraniane po bëhen të pandashme me atë që po bëhet një luftë jopopullore në Jemen dhe turpërimet diplomatike në Liban dhe Katar. Ndërkohë, planet ambicioze për reformimin e vendit po rezultojnë më të lehta për t’u konceptuar se sa për t’u zbatuar dhe me siguri do të krijojnë pakënaqësi mes elementëve konservatorë.
Problemi për Trumpin dhe Jared Kushnerin, dhëndrin e tij i cili udhëheq politikën e SHBA-ve në këtë zonë, është se sauditët ka gjasa do të rezultojnë shumë më pak partner diplomatik nga sa ka shpresuar Shtëpia e Bardhë. Nëse princi i ri i kurorës është i shqetësuar mbi pozicionin politik të brendshëm, ai do të ngurrojë të qëndrojë krah më krah me një president të Amerikës që shihet aq pranë me Izraelin sa nuk është i gatshëm të plotësojë as kërkesat minimale të Palestinezëve për shtet.
E gjitha kjo na sjell ne pas në Jerusalem. Trump ka argumentuar se njohja e qytetit si kryeqytet i Izraelit është një “hap i vonuar me tepri për të përparuar në procesin e paqes dhe për të punuar drejt marrëveshjes finale.” Gjithnjë e më shumë duket se lëvizja e Trumpit do të ketë efektin e kundërt. /Project Syndicate/reporter.al/