Ministri Rikalo takon ambasadoren e Kroacisë
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo pati sot takim me Ambasadoren e Kroacisë, Marija Kapitanoviq.
Lajme
Gjatë këtij takimi, ministri Rikalo e informoi ambasadoren Kapitanoviq për planin e punës, programet mbështetëse të ministrisë dhe projektet që do të zbatohen për të mbështetur prodhuesit bujqësorë në vitin e ardhshëm.
Ndërkaq, ambasadorja kroate ishte veçanërisht e interesuar për sektorin e verës dhe vreshtarisë, si dhe për prodhimin e mjedrave. Ajo theksoi se bashkëpunimi në aplikimin e standardeve të BE-së në produktet bujqësore do të përmirësohet dhe se do të ofrojnë përvojën e Kroacisë në këtë drejtim.
Ministri Rikalo sipas komunikatës së dërguar, gjatë këtij takimi, shprehu gatishmërinë e Ministrisë për të vazhduar bashkëpunimin nëpërmjet shkëmbimit të përvojave, kryesisht në fushën e arsimit dhe teknologjisë moderne.