Jeta dhe vepra e aktorit të ndjerë Blerim Peci
Në orët e para të mëngjesit u njoftua se ka ndërruar jetë aktori i njohur kosovar, Blerim Peci.

ShowBiz
Vdekja e Blerimit konsiderohet si humbje e madhe për kinematografinë kosovare, shkruan lajmi.net.
Dyshohet se shkak i vdekjes së aktorit ishte problemi shëndetësor me mëlçi, megjithatë kjo nuk është ende e konfirmuar.
Me skeqet e tij humoristike në disa projekte humoristike, Blerimi kishte bërë për vete publikun.
Projekti “Vikendi” ishte ai në të cilin aktori ishte i angazhuar së fundi, ndërsa më parë ishte pjesë e “Show Meselation”, në të cilin aktronte bashkë me Fehmi Feratin.
Tek “Vikendi”, Blerimi kishte aktruar bashkë me Xhejlane Tërbunja, ndërsa rubrika më e preferuar për publikun ishte “Udhëtimi në kohë” me të cilën bënte rrugëtim nëpër vite duke e paraqitur realitetin në të cilin jetojmë.
Ky i fundit që njihej si mik i mirë i tij, njëherësh ishte personi që e konfirmoi vdekjen e Blerimit mëngjesin e sotëm.
Sa i përket jetës private, aktori ishte i martuar me Afërdita Sopjanin dhe nga martesa me të kishte dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë. /Lajmi.net/