“Limaj kishte propozuar protesta kundër numrit të madh të zëvendësministrave”

Numri i madh i zëvendësministrave të emëruar nga Qeveria Haradinaj po kundërshtohet nga paritë opozitare dhe shoqëria civile.

Lajme

06/12/2017 15:07

Numri i madh i zëvendësministrave nga  qeveritë e kaluara ishte kundërshtuar edhe nga vetë Ramush Haradianj e Fatmir Limaj sa ishin në opozitë.

Ky i fundit kishte propozuar që në atë kohë të ketë edhe protesta për ta kundërshtuar numrin e zëvendësministrave në kohën e Qeverisë Isa Mustafa që ishin mbi 50.

Këtë e ka bërë të ditur deputeti i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, shkruan lajmi.net.

Në kohën sa ishim në opozitë së bashku me Haradinajn e Limaj ne kundërshtonim numrin  madh të zëvendësministrave. Limaj kishte propozuar edhe protesta për këtë gjë”, ka thënë Molliqaj gjatë seancës së Kuvendit.

Kryeministri Haradinaj deri tani ka emëruar 67 zëvendësministra./Lajmi.net/