Shpallen të pafajshëm shqiptarët e akuzuar për sulm ndaj policisë serbe
Gjykata Themelore e Gjilanit ka liruar nga akuzat “grupin e Dobrosinit”.

Lajme
Ky grup ndryshe njihet edhe si “Lëvizja e Lirisë” që përbëhet nga 11 pjesëtarë: Valon Jashari, Skënder Jashari, Gazmend Lakna, Gazmend Xhemshiri, Qëndrim Rexhaj, Muhamed Aliu, Skënder Selmani, Enver Musolli, Abdullah Zogaj dhe Jeton Shabani. Ata akuzoheshin se kanë kryer akte terroriste në shtetin e Serbisë.
Veprat penale për të cilat janë akuzuar të larë përmendurit janë: “Organizimi dhe kryerja e sulmit terrorist” dhe “Pjesëmarrje në grup terrorist”
Në vitin 2013 ky grup ishte dënuar me 60 vite burgim në total, por Gjykata Supreme e kishte kthyer në rigjykim.
Kujtojmë, se Gjykata Supreme përmes aktgjykimit së lëshuar më 19 prill të vitit 2016 e kishte kthyer rastin në rigjykim. /Lajmi.net/