Wenger tallet me trajnerin e njohur të Premierligës

“Unë nuk jam Pochettino, jam Arsene Wenger", deklaroi Wenger para gazetarëve.

Sport

04/12/2017 09:59

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, është tallur me atë të Tottenhamit, Maurizio Pochettino.

Wenger tha që nuk është si Pochettino që të heq dorë nga titulli, përcjellë “Lajmi.net”.

“Unë nuk jam Pochettino, jam Arsene Wenger”, deklaroi Wenger para gazetarëve.

“Unë jam këtu për të luftuar për sa kohë mundem, për aq kohë sa matematikisht është e mundur. Ju nuk mund të jepni ndonjë mesazh tjetër”, shtoi ai. /Lajmi.net/