Sipas Grudës, komisioni i kaluar ka gabuar në shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi
Historiani Zejnullah Gruda, që është pjesë e komisionit për demarkacionin me Malin e Zi, ka deklaruar se në mes Kosovës dhe Malit të Zi, është vendosur një kufi i ri.

Lajme
Sipas Grudës komisioni i kaluar e ka mashtruar opinionin publik, pasi nuk ka pasur demarkacion por vij të re kufitare.
Ai madje ka thënë se ish komisioni nuk kanë pasur njohuri elementare në të drejtën ndërkombëtare.
“Pasoja e parë dhe më e rëndë është që pala kosovare ka pranuar se gjoja mes Kosovës dhe Malit të zi nuk ka ekzistuar vija administrative që ndanë Kosovës me Malin e Zi”, ka thënë Gruda, shkruan lajmi.net.
Gruda konsideron se komisioni i kaluar ka bërë shumë lëshime.
“Janë shumë lëshime që kanë përcjellë ketë proces. Delegacioni kosovar është ngutur të lidhë këtë marrëveshje dhe akterët tanë janë viktima të një percepcioni të gabuar”, ka thënë Gruda./Lajmi.net/