Fier: Shpëtohen tre persona që u bllokuan nga vërshimi i Vjosës
Pas daljes së lumit Vjosa nga shtrati, situata në zonat e prekura nga përmbytjet paraqitet problematike.

Lajme
Për shkak të vërshimit të ujërave të lumit Vjosa, aksi rrugor Levan-Tepelenë është përmbytur nga uji.
Niveli i ujërave në rrugë mësohet se ka arritur deri në 20 centimetra.
Problematike situata paraqitet edhe në gjithë rrethin e Fierit, shkruan Lapsi.al.
Tre persona kanë bërë apel për ndihmë, pasi ndodhen të bllokuar në fshatin Ferras të Fierit.
Shërbimet e Policisë në Fier në bashkëpunim me repartin special “Delta” bënë të mundur evakuimin dhe shpëtimin e familjes me tre persona në fshatin Ferras të cilët ishin në rrezik për jetën si pasojë e prujeve të mëdha të lumit Vjosë ku uji kishte hyrë në banesën e tyre.