Lajmi i ditës vjen nga Courtois, askush nuk po e beson atë

Thibaut Courtois pa asnjë cent te Real Madridi.

Sport

04/12/2017 08:36

Thibaut Courtois mund të largohet nga Chelsea në vitin 2019 si lojtar i lirë.

Sipas asaj që raporton The Sun, Thibaut Courtois do të lejohet nga Chelsea të largohet pa asnjë cent në vitin 2019 nëse nuk arrihet marrëveshja për rinovimin e kontratës.

Blutë e Londrës janë duke hasur në vështirësi për të bindur lojtarin të nënshkruajë kontratën e re, i cili po monitorohet për një kohë të gjatë nga Real Madridi.

Nëse nuk arrihet diçka e tillë, Chelsea është i gatshëm ta mbajë atë deri në fund të kontratës dhe të mos e shesë gjatë verës së 2018.