Samanta mahnit në fotografitë e fundit, shfaqet shumë atraktive

Këngëtarja Samanta Karavella është ndër artistet më simpatike të estradës.

ShowBiz

04/12/2017 09:24

Çdo këngë që ajo sjell, pritet mirë nga publiku andaj llogaritë numër të madh fansash të muzikës që bën, shkruan lajmi.net.

Në llogarinë e saj në Instagram, Samanta ka publikuar disa fotografi të reja në të cilat vjen shumë atraktive dhe mori shumë pëlqime dhe komente pozitive nga ndjekësit

Kujtojmë që projekti i fundit i këngëtares është “Humbur”, këngë me të cilën ajo garon në festivalin “Kënga Magjike 2017”.

Këngëtarja shihet si favorite në këtë festival, finalja e të cilit mbahet më 9 dhjetor (e shtunë). /Lajmi.net/