‘Goal.com’ zgjedh formacionin e javës në Premierligë
Në fundjavën që po shkon, Premierliga angleze ka zhvilluar ndeshjet e xhiros së 15-të.

Sport
Ndeshja kryesore e kësaj xhiroje, ishte ajo mes Arsenalit dhe Manchster United, e fituar 1:3 nga këta të fundit.
Fitore këtë xhiro shënuan edhe Chelsea dhe Manchester City.
‘Goal.com’ duke vlerësuar paraqitjet e futbollistëve, ka bërë përzgjedhjen e formacionit më të mirë të kësaj xhiro, e ku në portë kush tjetër mund të jetë pos David de Geas.
Formacioni i javës në Premierligë: David de Gea, Kyle Walker, Ryan Shawcross, Ashley Williams, Ryan Bertrand, Kevin de Bruyne, David Silva, Philippe Coutinho, Jesse Lingard, Roberto Firmino dhe Eden Hazard./Lajmi.net/