Skenderaj qyteti më i zhvilluar në infrastrukturë, Musliu thotë se janë gati për ‘gurëthemelin e Operas’
Qyteti i Skenderajt është pothuajse më i zhvilluari në infrastrukturë në krahasim me qytetet e tjera të vendit.

Lajme
Në këtë qytet rrugët janë rregulluar sipas të gjitha standardeve.
Këtë e bënë të qartë edhe pamja e disa fotografive të publikuara nga deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.
Në rrjetin social Facebook, Musliu ka postuar dy fotografi me mbishkrimin “Skenderaj gati per te vendosur gurethemeline Opera-s. Uroj ta keni kaluar nje fundjave te mire Miq”, duke ironizuar me publicistin Veton Surroi i cili pas vendimit për t’u ndërtuar Stadiumi Kombëtar në Drenas kishte thënë se Opera dhe Teatri duhet dërguar në Skenderaj./Lajmi.net/