Më shumë kërkesa për birësim, më pak fëmijë të braktisur

Shkojnë shpesh në Qendrën për Punë Sociale me shpresën që do të marrin lajmin e shumëpritur.

Lajme

03/12/2017 20:40

Një çift kryeqytetas ka kohë që pret t’i bëhen prindër një fëmije.

Procedurat për adoptim të një foshnjeje mashkullore thonë se nisën qysh në vitin 2014, njofton Klan Kosova.

Si ata të dy, janë edhe 29 familje të tjera vetëm në Prishtinë që po presin të birësojnë një fëmijë, krahas rreth 200 në nivel vendi.

Por shkaktar i vonesës është mungesa e fëmijëve të braktisur.