Truqet e gjuhës së trupit të cilat jua rrisin vetëbesimin dhe krijojnë përshtypje të mirë te tjerët
Asnjëherë mos e nënvlerësoni rëndësinë e gjuhës së trupit. Disa truqe, si të mos harruarit të buzëqeshni, janë shumë të lehta për t’u aplikuar në jetën reale.
Lifestyle
Megjithatë, ka disa teknika të cilat, nëse i mjeshtëroni, do t’ju bëjnë një person të paharrueshëm, transmeton Telegrafi.
Pasqyrojeni personin me të cilin po flisni
Pasqyrimi – apo radhitja e trupit tuaj për t’iu përshtatur pozicionit të personit me të cilin po flisni – mund të jetë aftësi e vështirë për t’u mësuar. Megjithatë kjo teknikë tregon admirim dhe marrëveshje.
Kjo është veçanërisht teknikë e mirë për të lënë përshtypje të mirë.
Ecni me vetëbesim dhe energji
Jo gjithsecili ecë me vetëbesim. Shumica ecin kokulur dhe të lodhur – e kjo mund të jetë paksa e vështirë për t’u ndryshuar. Por nëse përpiqeni ta përmirësoni këtë, do të vëreni se njerëzit do t’ju shikojnë më ndryshe, do të jeni më atraktiv dhe më i/e besueshëm.
Mbani kontaktin me sy
Gjithçka qëndron te sytë! Mbajtja e kontaktit me sy tregon se ju intereson biseda dhe tregon shumë për vetëbesimin tuaj.
Përveç këtyre tri këshillave, gjithashtu është e rëndësishme të ecni drejt dhe t’ia shtrëngoni dikujt dorën me vendosmëri. /Telegrafi/