U refuzohet kërkesa për azil, 218 shqiptarë kthehen në atdhe

218 shqiptarë të cilët tentuan azil në vendet e BE-së, janë rikthyer ditën e sotme.

Lajme

29/11/2017 20:57

88 shtetas shqiptarë u deportuan nga Gjermania me avion të posaçëm, pasi kishin abuzuar me kërkesa për azil, sipas burimeve zyrtare.

Ndërsa nga Franca janë kthyer me vullnetin e tyre, 130 shtetas shqiptarë.

Drejtoresha e Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, Aida Hajnaj tha se nuk ka asnjë shans për të fituar azil në vendet e BE-së.

“Mos shpërdoroni para dhe kohë”, apeloi ajo.