Vladimir Putin mesazh Ilir Metës për festën e pavarësisë
Një mesazh i veçantë për pavarësisë e vendit tonë ka ardhur nga Vladimir Putini.
Lajme
Në mesazhin e nisur për homologun e tij Ilir Meta, shkruhet se synojmë përparimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare.
Mesazhi i urimit
I nderuar zoti President,Merrni urimet e mia me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë,Ditës së Flamurit. Synojmë përparimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare. Kjo sigurisht do të ishte në përputhje me interesat thelbesore të popujve të vendeve tona, dhe do t’i shërbente përforcimit të paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe në të gjithë Evropën.Ju uroj Juve shëndet dhe suksese, ndërsa të gjithë qytetarëve të Shqipërisë u uroj mirëqenie dhe begati.
Me respekt,VLADIMIR PUTIN