Buka me vaj ulliri një kombinim i përsosur për organizmin

Sipas nutricionistëve më të mirë italianë, buka e shoqëruar me vaj ulliri mund të zëvendësojë shumë mirë një vakt ushqimor për fëmijët dhe jo vetëm ata.

Lifestyle

29/11/2017 16:40

Nëse këtij binomi do t’i shtojmë edhe omega 3 të peshkut dhe micro nutrientët e domates, kemi përfituar një vakt të plotë ushqimor.

Për të promovuar vajin e ullirit, kemi menduar të shfrytëzojmë ndoshta aleatin më të mirë të tij, bukën, thotë Angelo Cremoni, president i grupit të ullirit dhe vajit të ullirit Assitol, Associazione italiana dell’industria olearia.

Kërkime të tëra shkencore kanë vërtetuar se këto dy shtylla të dietës mesdhetare, përforcojnë vlerat e njëri-tjetrit kur kombinohen bashkë. Vaji i ullirit shoqërohet shumë mirë me bukën dhe është në gjendje të reduktojë indeksin glicemik të tij.

Në këtë aspekt, ky kombinim, thotë Marco Siliano, drejtor i Operativa Alimentazione Nutrizione e Salute dell’Istituto Superiore di Sanità në Itali, do të ishte zgjedhja më e mirë për një vakt ushqimi.

Megjithatë, duhet thënë se kohët e fundit në Itali dhe në Evropë ka një rënie të konsiderueshme të konsumit të këtyre dy produkteve, duke u zëvendësuar nga ushqime të tjera, që në shumicën e rasteve janë më pak të shëndetshëm.