Nis rinumërimi i votave në Dragash e Rahovec (Video)

Ka nisur rinumërimi i votave për komunën e Dragashit dhe Rahovecit në QNR.

Lajme

26/11/2017 10:13

Ka filluar rinumërimi i 35 vendvotimeve nga zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Dragashit dhe 3 vendvotimeve nga zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Rahovecit dhe më pas do të nis edhe numërimi i votave me kusht; votave të personave me nevoja të veçanta dhe atyre me postë nga këto dy komuna.

Kujtojmë që pasi Gjykata Supreme rrëzoi vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rinumërim të votave në Prishtinë e Prizren, do të nis numërimi i votave të mbetura pa numëruar nga këto komuna.

Janë votat me kusht dhe me postë që do të numërohet për tu kuptuar saktë fituesi i këtyre komunave.

Lajmi.net është duke raportuar nga vendi i ngjarjes, ku është ka nisur numërimi i votave me kusht dhe me postë në Qendrën e Numërimit të Votave.