Zidane e ka një lajm të madh për tifozët e Realit
Real Madridi pritet të transferojë futbollistë në janar.

Sport
Zinedine Zidane nuk ka përjashtuar mundësinë që Reali të transferojë futbollistë në janar.
Francezi u përgjigj kështu pas fitores 3:2 ndaj Malagas, përcjellë “Lajmi.net”.
“Çdo gjë mund të ndodhë, por jemi të lumtur me skuadrën që kemi, kemi një skuadër cilësore”, deklaroi Zidane.
“Benzema? Ai i meriton ovacionet e tij. Do të shikojmë dhe mundohemi që ai të vazhdojë në këtë mënyrë”, shtoi ai. /Lajmi.net/