Në këtë vend po e kalojnë vikendin Mimoza dhe Seldi

Çifti më i ri në estradë, këngëtarët Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu kanë vendosur të relaksohen në këto ditë të ftohta.

ShowBiz

26/11/2017 09:10

Pas fejesës dhe angazhimeve që patën rreth projekteve të reja muzikore, çifti janë larguar nga përditshmëria për të pushuar në këto ditë vikendi, shkruan lajmi.net.

Mimoza dhe Seldi kanë udhëtuar për në Zvicër dhe gjatë ditës së djeshme kanë sjellur disa pamje nga vendi ku po qëndrojnë.

Është një restort në një vend të Zvicrës ku çifti kanë vendosur të kalojnë këtë vikend dhe për ndjekësit ata kanë sjellur edhe një foto të përbashkët.

Të veshur me robdëshambër, Mimoza dhe Seldi janë fotografruar përkrah njëri-tjetrit dhe u kanë treguar ndjekësve që kështu është një fundjavë për çiftin e ri.

Kujtojmë që pas fejesës, çifti kanë publikuar edhe një duet të përbashkët në të cilin i këndojnë dashurisë, madje edhe titulli i këngës është “Dashni”. /Lajmi.net/