Rita Ora feston ditëlindjen, kjo befasi e priti në mëngjes

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora sot ka një arsye më shumë për të festuar.

ShowBiz

26/11/2017 08:26

Rita sot feston ditëlindjen e 27 dhe me këtë rast ka pranuar urime të shumta që në mëngjes, shkruan lajmi.net.

Këto ditë, këngëtarja po qëndron në Afrikë, ku po kalon momente të paharruara e shoqëruar nga motra e saj Elena dhe disa të tjerë.

Mëngjesin e sotëm, Ritën e priti një befasi e mirë në Afrikë, posa kishte dalë nga dhoma e hotelit ku po qëndron, disa afrikanë e prisnin Ritën me tortë në duar.

Ajo mbeti e habitur dhe shumë e emocionuar për këtë befasi, videon e publikoi në rrjete sociale dhe shkroi “Si u zgjova këtë mëngjes”.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Rita është kënga “Anywhere” e cila po pëlqehet shumë dhe ka marrë komente pozitive nga të gjithë. /Lajmi.net/