Ky është moti për ditën e sotme në Kosovë

​Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Lajme

26/11/2017 08:16

Sipas institutit, vranësirat gjatë natës së dielës kanë mundësi të shoqërohen me reshje shiu dhe bore, kurse në viset malore parashihet të bie borë.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri në zero gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe më pas nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftimin e institutit.