PDK nesër konferencë për vendimin e Supremes për mos rinumërim në Prizren?
Partia Demokratike e Kosovës nesër në ora 11:00 do të mbaj konferencë për media.

Lajme
Lajmi.net merr vesh se në këtë konferencë do të diskutohet për vendimin e Gjykatës Supreme ndaj pezullimit të vendimit të PZAP-së për rinumërimin e votave në Prizren.
Kujtojmë, se sot përkundër thirrjeve të shumta nga lajmi.net për zyrtarë të kësaj partie nuk ka pasur asnjë reagim nga PDK-në për vendimin e Supremes. /Lajmi.net/