Ata ia prishën koncertin por Noizy i quan fansa

Reperi shqiptar Noizy është vendosur në qendër të vëmendjes së mediave dhe shkak për këtë është bërë një video e cila ka qarkulluar në rrjetet sociale nga një koncert i tij në Amerikë.

ShowBiz

25/11/2017 22:31

Sipas një faqe në Facebook ‘Hip Hop Shqip’, shkruhet se reperi është sulmuar nga grupi rival TBA gjatë një koncerti, që ka pasur në Queens, Neë York, shkruan lajmi.net

Por lidhur me këtë, ka reaguar vetë reperi nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Instagram.

Ndonëse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, ai ka mohuar që të ketë ndodhur një gjë e tillë, përkundrazi këtë koncert ai e ka cilësuar si ndër më të bukurat në karrierën e tij.

Madje, ai djemtë, fansat e TBA që ia prishën koncertin,i quajti fansa të tij, madje i kërkoi falje që nuk mundi t’i takojë jashtë!/Lajmi.net/

YouTube player