Xheni rrëfen përfundimisht të vërtetën e ndarjes nga Benardi
Xheni dhe Benardi, ndonëse shpallën ndarjen e tyre disa javë më parë, me anë të postimeve që bëjnë në Instastory ndonjëherë duket se ata të dy ende kanë ngacmime me njëri tjetrin, çka i jep fansave të tyre një shpresë se mund të rikthehen bashkë.
ShowBiz
Pas shumë thashethemeve nëse ende janë të lidhur apo janë ndarë, Xheni në një intervistë për ‘Panorama’ ka treguar se gjithçka ka marrë fund një herë e përgjithmonë dhe ajo është kthyer në Itali pasi e ka menduar shumë mirë këtë vendim që ka marrë duke mos lënë më shkasë për asnjë të mendojë rikthimin e tyre, shkruan Blitz.al.
Gjithashtu Xheni ka treguar për ‘Panorama’ se nuk ka asnjë fajtor për ndarjen e tyre, gjërat thjesht erdhën në një pikë ku nuk mund të zgjidheshin më dhe opsion mbeti vetëm ndarja.