VoxPop: Qytetarët tregojnë se kë prej aktorëve të “O sa mirë” e pëlqejnë më shumë

Rubrika e përjavshme "VoxPop" çdo javë prekë temat që kanë të bëjnë me shoubizin.

ShowBiz

24/11/2017 21:15

Këtë javë ekipi i emisionit “Mirage” ka pyetur qytetarët në sheshin “Nënë Tereza” se a e shikojnë serialin vendor “O sa mirë”.

Po ashtu, përveç kësaj ata janë pyetur se në rast se e shikojnë këtë serial, cilin prej aktorëve të serialit e kanë favorit.

Përgjigjet e qytetarëve ishin nga më të ndyshmet, shumë prej tyre përveç se kishin treguar emrin e aktorit të pëlqyer ata gjithashtu kanë imituar disa prej tyre.

Ndiqeni videon e mëposhtme dhe kuptoni se a e pëlqejnë qytetarët serialin “O sa mirë” dhe cilin prej aktorëve të këtij seriali e kanë favorit. /Lajmi.net/

YouTube player