Manipulim me vota në Mitrovicë, Policia ndalon aktivistin e AKR’së
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicë për shkak se ka tentuar të realizoj të ashtuquajturin ‘Treni Bullgar’. Dyshohet se i arrestuari është aktivist i AKR’së.

Lajme
Siç mëson Gazeta Metro, ngjarja ka ndodhur në shkollën fillore Shaban Idrizi, në Zhabar të Poshtëm. Personi në fjalë është zënë me fletëvotim fallco duke tentuar të votojë dhe të nxjerë jashtë fletëvotimin origjinal.
Në një Video të siguruar nga Gazeta Metro, shihet personi në fjalë duke u përcjell nga Policia nga vendi i ngjarjes, për në stacion.
Gazeta Metro ka provuar të kontaktojë me Policinë në Mitrovicë, mirëpo këta të fundit nuk i janë përgjigjur thirrjes telefonike.
Ndërkohë, pak mm parë kandidati i AKR-së për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka akuzuar PDK-në për përdorimin e “trenit bullgar” në një vendvotim
Përmes një postimi në Facebook ka thënë se në shkollën “Ismail Qemali” është zënë një grua me dy fletëvotime të vulosura, ku njëra ishte për PDK-në dhe tjetra e zbrazët.
Bahtiri ka ftuar KQZ’në, Policinë dhe Prokurorinë që t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore dhe mos ta lënë më tutje manipulime me vota./gazetametro.net