Ermal Mamaqi “thumbon” përsëri Luanën për emision

Që nga koha kur modratorja Luana Vjollca nisi me emisionin "Shiko kush luan", Ermal Mamaqi e 'thumbon' kohë pas kohë për audiencën.

ShowBiz

19/11/2017 12:25

Në një prej videove paralajmëruese të emisionit të cilën Ermali e realizon për çdo javë, ai i dërgoi një porosi indirekte, Luanës, shkruan lajmi.net.

Mbrëmë, Ermali kishte publikuar videon e realizuar me Bleona Qeretin, derisa Ermali ishte në rolin e recepsionistit, këngëtarja i tregonte se do të shkojë në emision te Ermali.

Ky i fundit ia kthen “Shko tek Luana, ajo thyen rekorde” dhe këtë video e publikoi në profilin e tij në Instagram duke e pyetur Luanën “???@luanavjollca a jemi akoma shokë????”.

Përkundër ‘thumbimeve’ me Luanën, Ermali kishte deklaruar haptas që e pëlqen emisionin e Marinës, ndoshta pse janë në të njëjtin program. /Lajmi.net/

???@luanavjollca a jemi akoma shokë????

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on