Këto janë komunat me pjesëmarrjen më të lartë në votime deri në orën 11:00
Sot në Kosovë po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar të komunave.

Lajme
Në balotazh janë 19 komuna, ndërsa në ri-votim është edhe komuna e Parteshit.
Sipas të dhënave të publikuar nga KQZ, në komunat që janë balotazh, komuna e Kllokotit prinë me daljen më të madhe të qytetarëve në zgjedhje, nga të dhënat që janë publikuar deri në orën 11:00, njofton lajmi.net.
Në këtë komunë deri në këtë kohë kanë dalë 21.57 përqind e qytetarëve në votime.
Komuna e Shtimes prej komunave me shumicës shqiptare ka daljen më ta madhe të qytetarëve me 9.66 përqind. Pas saj janë Prishtinë 8,34%, Suharekë 7,74% dhe Gjakovë 7,59%.
Sipas KQZ-së deri në orën 11 dalja qe qytetarëve në zgjedhje në nivel veni në komunat ku po mbahen zgjedhjet ka qenë 6 përqind./Lajmi.net/