Bahtiri fton vëzhguesit ndërkombëtarët që të ruajnë votën në Mitrovicë

Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga radhët e AKR-së, Agim Bahtiri pas hedhjes së votës së tij, ka shprehur nevojën që në këtë qytet të ketë një rritje të pranisë së Policisë së Kosovës , prokurorisë dhe ndërkombëtarëve.

Lajme

19/11/2017 11:31

Bahtiri ka thënë se më 22 tetor ka pas parregullsi dhe shpreson që kjo mos të përsëritet.

“Për shkak të rrethanave që janë në qytetin e Mitrovicës ftoj policinë prokurorinë që të jenë në nivel të detyrës.Po ashtu ftoj edhe faktorin ndërkombëtar që të jenë më prezentë në këtë qytet më vëzhguesit e tyre, që të ruhet vota e qytetarëve”, ka thënë Bahtiri./Lajmi.net/