Presidenti Thaçi: Komuniteti kosovar po përfaqëson dinjitetshëm kulturën në Kanada

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ndërsa gjendet në një vizitë zyrtare në Kanada, është pritur në mënyrë të veçantë nga komuniteti kosovar në Halifax.

Lajme

19/11/2017 11:35

Sipas Thaçit, ky komunitet në Kanada, është pjesë e pandashme e suksesit multikulturor, njofton Klan Kosova.

”Komuniteti i mrekullueshëm kosovar në Halifax të Kanadasë, më nderoi me një pritje të veçantë. Ata tashmë janë pjesë e pandashme e suksesit multikulturor të Kanadasë. Secili prej tyre kontribuon përditë në jetën shoqërore, derisa si komunitet me krenari përfaqësojnë dhe përkrahin kudo që mundën kulturën dhe traditën tonë. HTH (Fotot: Astrit Ibrahimi)”