Harta e balotazhit, ja në cilat komuna do të votohet nesër (Foto)

Duke nisur nga ora 07:00 qytetarët e 19 komunave të Kosovës, do të zgjedhin kryetarët për katër vitet e ardhshme.

Lajme

18/11/2017 23:13

 

Komisioni Qendror Zgjedhor në facebook ka publikuar një hartë me komunat në të cilat do të zhvillohet balotazhi nesër, transmeton lajmi.net

Raundi i dytë mbahet në komunat: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Suharekë, Ferizaj, Vushtrri, Malishevë dhe Kllokot.

Kurse në Partesh do të rivotohet për Kryetar të kësaj komune.

KQZ dhe Policia kanë bërë të ditur se i kanë kryer të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e këtij procesi.

Mbi 1 milionë e 353 mijë votues mund ta shfrytëzojnë nesër të drejtën e votës. /Lajmi.net/

No automatic alt text available.