Haradinaj: Ka dyshime për standardet që përdoren nga EULEX-i

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar deklarimet e fundit të ish-kryetarit të gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons i cili tha se EULEX-I për motive politike ka dashur ta eleminojë nga skena Fatmir Limajn.

Lajme

17/11/2017 09:21

Në një intervistë për Politico.eu, kryeministri i vendit ka thënë se nganjëherë ka dyshime për standardet që i përdorë EULEX-i.

“Ka pjesëtarë të EULEX-it që janë të përkushtuar në rend dhe ligj. Por ekziston shqetësimi nganjëherë për kualitetin dhe standardet që përdoren”, tha Haradinaj, transmeton lajmi.net

Akuzave të fundit, i është përgjigjur edhe ve EULEX-i gjatë ditës së djeshme të cilat thanë se pikërisht Simmons është duke u hetuar.

Ndryshe, shefi i gjyqtarëve të EULEX-it e cilësoi këtë mission si politik, e jo për promovimin e ligjit.

Ky është skandali i dytë në misionin e EULEX, pas deklaratave të ish-prokurores, Maria Bamieh e cila kërkoi që EULEX-i të heetohej, pasi ka gjyqtar që kanë marrë ryshfet. /Lajmi.net/