Shqiptarja që përfaqësoi Gjermaninë në “Miss Bota” në prag të martesës
Ishte viti 2012 kur shqiptarja Martina Ivezaj përfaqësoi Gjermaninë në “Miss Bota”.

ShowBiz
Ndonëse nuk fitoi vendin e parë, ajo arriti të futet në top 10-she, duke zgjuar kështu kureshtjen e shumë agjencive të modës, shkruan lajmi.net
Martina tani është në prag të martesës, pasi që vitin që vjen, me 3 shtator, do martohet me Leon Camaj.
Dasma do bëhet në Nju Jork ku do ketë shumë të ftuar nga Gjermania dhe Malësia e Madhe dhe ky event do të jetë plotësisht në bashkëpunim me shqiptarë, sa i përket muzikës, dizajnerit për vello dhe makeup artiste për grim./Lajmi.net/