Epoka e Encës mbaroi te Noizy, ja kush është ‘mbretëresha’ e re e reperit

Kohë më parë Noizy dhe Dafina për shkak të lidhjeve të tyre dhe qëndrimit pranë labelave të ndryshëm, nuk ishin shquar për ndonjë miqësi, madje është folur e kundërta por disa muaj më parë vumë re një afrimitet nga ata.

ShowBiz

14/11/2017 23:27

Noizy duket se i harroi ‘rivalët’ e vjetër siç ishin Ledri dhe Dafina e nisi të miqësohet me ta. Me Ledrinë shtë duke publikuar një këngë ndërkohë që me Dafinën do të performojnë bashkë jashtë shtëtit për festat e Nëntorit, shkruan Blitz.al

Ajo që na çuditi ishte pikërisht baneri që ishte vendosur për eventin që do të mbajnë bashkë. “The king and the queen” shkruhet aty duke ju referuar Noizyt dhe Duffy-t.

Por prisni pak, e keni parasysh që ‘the king and the queen e askush sun na ndali” ishte pjesë e tekstit të ‘Boë Doën’, këngës hit të Noizyt dhe Encës verën e kaluar?

Epo tashmë ka një tjetër ‘queen’, është Dafina dhe zor se do ta kishim menduar ndonjëherë se do të ishte pikërisht ajo.