Ish drejtori i Kadastrës: Kjo është e vërteta për 46 mijë ndërtimet pa leje, Ahmeti është manipulues (Dokument)

Ish drejtori i Kadastrës të Komunës së Prishtinës, Shiqeri Spahiu i cili gjatë katër viteve të fundit ka qenë asamblistë nga radhët e LDK-së e ka demantuar kryetarin Shpend Ahmeti, i cili në çdo debat thotë se, në qeverisjen e LDK-së ndodhët 46 mijë ndërtime pa leje.

Lajme

14/11/2017 16:10

Nëpërmjet një dokumenti zyrtarë, Spahiu ia ka kujtuar Ahmetit se mijëra ndërtime pa leje kanë ndodhur para luftës, andaj sipas tij, kryetari aktual i Prishtinës po e manipulon opinionin më shifra, shkruan lajmi.net.

Më poshtë mund të shihni publikimin e Spahiut:

Manipulimet e radhës së Shpendit, lidhur me ndërtimet pa leje.

Të nderuar qytetar të Prishtinës, pothuajse çdo paraqitje publike që nga viti 2014, Shpend Ahmeti vazhdon te manipuloi me opinionin publik per “46,000 objekte pa leje”.

E vërteta është krejt ndyshe, e që argumentohet nëpëmes ketijë dokumenti.

Për sqarimin tuaj, nē tabelën e mëposhtme gjinden të gjitha objektet në Prishtinë të ndërtuara që nga viti 1960 e deri ne 2011.

Ne këtë tabelë, për periudhën e lartcekur shifet se ne Prishtinë deri ne vitin 2011, ka 23.641 OBJEKTE me dhe pa leje ndërtimi.

Për me mbërri shifren e famshme te Shpendit prej 46,000, është dashur të ndërtohen edhe plot 22,359 objekte gjatë periudhës 2011-2013!. Lexo edhe (Këtu). /Lajmi.net/