Arrestohet një femër, dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet në Gjilan

Në rrugën Gjilan-Kamenicë mbrëmë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri automjeteve, ku si pasojë lëndime vdekjeprurëse kanë pësuar një mashkull dhe një femër, ndërsa lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy persona tjerë.

Lajme

09/11/2017 10:54

 

Me vendim të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërsa si e dyshuar është arrestuar një femër, e cila ishte duke drejtuar njërën nga veturat e aksidentuara dhe e njëjta është dërguar në mbajtje.

Lajmi.net mbrëmë ka raportuar se viktimat e këtij aksidenti ishin një çift.